Bie Slack, përdoruesit raprtojnë ndërprerje në mbarë botën

E publikuar: 22/09/2017 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Slack është offline për shumë përdorues në mbarë botën. Shkaqet e kësaj ndërprerje madhore nuk dihen por përdoruesit prej mese dy orësh po raportojnë probleme për tu qasur në shërbimin në fjalë.

Në Down Detector ka patur një rritje graduale të raportimeve ndërsa ende nuk ka një deklaratë nga vetë kompania.

Sipas hartës së Down Detector, problemet kanë prekur Shtetet e Bashkuara, Evropën Perendimore dhe Qendrore, Indinë dhe Japoninë.

Ndërsa Slack ka pranuar ndërprerjet e shërbimit në mbarë globin me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, nuk ka dhënë informacion rreth shkaqeve.

Kjo ngjarje ka shkaktuar tension në mesin e shumë kompanive dhe punonjësve të cilët nuk arrijnë të komunikojnë dot mes tyre. /PCWorld Albanian