Bie Raka Kryeqyteti i Shtetit Islamik

E publikuar: 17/10/2017 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat Demokratike Siriane (FDS) të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, njoftuan sot se kanë marrë nën kontroll pjesët e mbetura të Rakës, që shërbente si kryeqytet i Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, të përbëra nga luftëtarë kurdë dhe arabë, u tha gazetarëve se lutimet në Raka kanë përfunduar. Organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, po ashtu njoftoi se Raka është çliruar.

Luftëtarët e FDS-së sulmuan një stadium, që ishte baza e fundit e Shtetit Islamik në qytet, pasi kishin marrë më parë nën kontroll një spital, që po ashtu, shërbente si komandë e Shtetit Islamik.

Ofensiva për dëbimin e Shtetit Islamik nga Raka filloi në qershor dhe u mbështet me sulme ajrore nga koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i forcave të koalicionit, Koloneli Ryan Dillon përmes një postimi në Twitter tha se Raka është 90 për qind në duart e Forcave Demokratike Siriane.

Raka ka shërbyer si kryeqyteti i Shtetit Islamik, vendi nga ku planifikoheshin sulmet në vende të ndryshme, ku u festuan fitoret në Irak e Siri të IS-it dhe ku kryheshin ekzekutimet.

Shteti Islamik vazhdon të kontrollojë rajonet përreth Deir el-Zour-it dhe zona të tjera më në jug në luginës së lumit Eufrat.