Bie nga shtylla elektrike, lëndohet rëndë një person në Malishevë

E publikuar: 06/02/2019 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është lënduar rend gjatë ditës së djeshme duke punuar në një shtyllë elektrike.

Siç njofton Policia e Kosovës, një person është lënduar, në rrugën “Skënderbeu” në  Malishevë. I njëjti ishte duke punuar në një shtyllë elektrike dhe është rrezuar aksidentalisht.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, aksidentalisht është rrezuar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore ”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Tutje, policia bënë të ditur se viktima ishte lënduar rëndë, dhe është dërguar për tretman mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetë