Bie në kanal, humbë jetën 12 vjeçari

E publikuar: 06/08/2015 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas 15 minutash kërkim, zhytësit kanë nxjerrë kufomën e pajetë të fëmiut i cili kishte mbetur në mes të kanalit duke u bartur nga rryma e ujit rreth 10 metra.

Dymbëdhjetë-vjeçari E.R. ka humbur jetën në pasi ka rënë në kanalin e ujitjes së Ibër-Lepencit në fshatin Vërrmicë të Mitrovicës.

Ky lajm është konfirmuar për Klan Kosovën një nga zhytësit, të cilët kanë arritur që pas 15 minutash kërkim ta nxjerrin viktimën.

“Rasti është lajmëruar në ora 15:25 në Brigadën e Zjarfikësve dhe menjëherë pas kësaj, Klubi i Zhytjes, në përbërje: Liridon Ahmeti, Mentor Uka, Kushtrim Uka dhe Arsim Aliu, ka dalë në vendin ngjarjes. Pas 15 minutash kërkim kemi arritur që viktimën ta nxjerrim nga uji”, tha për Klan Kosovën, Liridon Ahmeti.