Bie bora e parë në gjithë territorin e Kosovës (Foto)

E publikuar: 27/11/2015 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ollat e para të borës kanë rënë në mëngjesin e ditës së premte në shumë vende të Kosovës.

Se do të ketë të reshura bore në fund të kësaj jave  këtë e kishin paralajmëruar edhe meteorologët.

Gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, mirëpo të dielën ka mundësi të ketë intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Nga dita e hënë pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale, derisa minimalet do të jenë më të ulëta se kjo javë.