Bidenit i vonohet aeroplani, Daçiq e pret në aeroport

E publikuar: 16/08/2016 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroplani i zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden është nisur sot me vonesë nga Shtetet e Bashkuara për në Serbi, për shkak të motit të keq. Mirëpo, mediat serbe shkruajnë zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq po e pret atë në aeroportin Nikola Tesla në Beograd
Takimin e parë Biden do ta ketë me zëvendëskryeministrin Ivica Daçiq, i cili tashmë është duke e pritur Bidenin në aeroport, mirëpo aeroplani i të cilit është nisur me vonesë nga SHBA’të për shkak të motit të keq, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Mediat serbe shkruajnë se aeroplani i Joe Biden po vjen bashkë me gruan e tij Jill Biden. Besohet se ata do të mbërrijnë në aeroportin Nikola Tesla në orën 12 e 30 minuta.