Biden: Sulmi kibernetik ndaj SHBA-së nuk mund të mbetet pa përgjigje

E publikuar: 22/12/2020 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmi i gjerë kibernetik që i atribuohet Rusisë dhe që synonte agjencitë qeveritare në SHBA dhe disa zyrtarë të lartë, nuk mund të mbetet pa përgjigje, tha sot presidenti i zgjedhur, Joe Biden, duke denoncuar mosveprimin e presidentit Donald Trump.

“Ne nuk mund ta lëmë këtë pa përgjigje. Duhen marrë vendime të rëndësishme kundër atyre që janë përgjegjës për t’u kërkuar llogari”, u shpreh ai, raporton ATSh.

Biden nuk harroi të theksonte që ky sulm kishte ndodhur nën mbikëqyrjen e Trump, ndërkohë që ai nuk po shikonte.