Biden: Nëse Trump refuzon të dorëzojë pushtetin, më shumë njerëz do të vdesin nga COVID-19

E publikuar: 16/11/2020 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden vlerësoi sot se edhe më shumë amerikanë mund të vdesin nëse administrata Donald Trump vazhdon të bllokojë transferimin e pushtetit.

Biden tha se Trump mund ta shkaktojë atë, veçanërisht kur bëhet fjalë për planin e vaksinimit.

“Më shumë njerëz mund të vdesin nëse nuk koordinohemi”, paralajmëroi Biden i pyetur nga mediat se çfarë mund të shkaktojë refuzimi i Trump për të pranuar humbjen.

Biden tha se ata kishin nevojë për një plan për të vaksinuar 300 milionë amerikanë dhe pyeti se ku ishte plani.

“Është një ndërmarrje e madhe. Nëse presim deri më 20 janar për të filluar me planet, do të vonohemi vetëm një muaj… Prandaj është e rëndësishme ta bëjmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur për t’u koordinuar tani,” tha Biden, transmeton KosovaPress.