Biden flet për vaksinën antiCOVID-19: Procesi duhet të bazohet në shkencë

E publikuar: 09/11/2020 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden ka përshëndetur sot “lajmin pozitiv në luftën” kundër koronavirusit, pas njoftimit për “përparimin e bërë drejt një vaksine të suksesshme”, por shtoi se procesi duhet “të jetë i bazuar në shkencë dhe plotësisht transparent”.

“Së shpejti, pritja është që FDA të drejtojë procesin e rishikimeve dhe aprovimeve rigoroze. Procesi duhet të mbështetet në shkencë dhe të jetë transparent, në mënyrë që populli amerikan të ketë çdo besim se çdo vaksinë e aprovuar është e sigurt dhe efektive,” tha ai gjatë një fjalimi në Wilmington, Delaware.

Biden shtoi se edhe nëse një vaksinë miratohet, ajo “nuk do të jetë e disponueshme gjerësisht pas shumë muajsh.”

Prodhuesi i ilaçeve Pfizer njoftoi sot se një të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj është më shumë se 90% efektive, një efikasitet shumë më i mirë se sa pritej, transmeton CNN.