Biçikleta si në filmat fantastiko-shkencorë

E publikuar: 21/07/2016 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ëndrra për t’i dhënë një biçiklete me drita nga filmi i famshëm “TRON”, është shumë pranë kthimit në realitet.

E kompozuar me fibra karboni me peshë të lehtë, veçoria kryesore e “Cyclotron”-it janë rrotat me shirita LED, që në pamje te pare, duken si motoçikleta dixhitale të dala nga një film fantastiko-shkencor.

Kjo shpikje nuk ka një lidhje zyrtare me filmin e famshëm TRON, por ngjashmëritë janë pabesueshme.

Biçikleta u lançua si një projekt i Kickstarter dhe ka arritur fitime mbi 128,000 dollarë, nga 56,000 dollarë që ishin pritshmëritë, gjithsesi kjo fushatë sapo ka filluar.

Befasuese është se dritat në rrota fuqizohen përmes baterive të vetkarikueshme me litium, të cilat zgjasin deri në 8 orë.

Gjithashtu krijuesit deklarojnë se rrotat unike mund të arrijnë të përshkruajnë 6,000 milje rrugë pa pasur dëmtime.