Beyonce dhe Rihanna po vijnë me duet

E publikuar: 18/01/2018 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpesh herë janë vënë përballë njëra tjetrës së cila është më e mirë se tjetra, por sërish, asgjë nuk i ka prishur marrëdhëniet e tyre.

Ama, kurrë nuk kemi pasur një bashkëpunim mes tyre dhe koha për të pasur nëj të tillë duket se ka ardhur. Në faqen zyrtare të ASCAP, kompania ku regjistrohen këngët e të gjithë artistëve në SHBA, është shfaqur një projekt i dy artisteve, i titulluar “Love On Top”.

Asgjë nuk është konfirmuar nga label-at e Bey dhe Riri, por kaq ka mjaftuar që fansat e të dyjave të “çmenden” vetëm nga fakti që një bashkëpunim i tillë ekziston./lapsi