Beyonce dhe Jay Z u ndanë për një vit, shkak tradhtia me Rihanna

E publikuar: 23/10/2015 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një libër i ri pretendon se Beyonce dhe Jay Z janë ndarë për një vit pas spekulimeve se këngëtari kishte një aferë me bukuroshen Rihanna.

Libri është shkruar nga autori i njohur J Randy Taraborrelli.

Sipas tij, çifti i fuqishëm, që nisën të dalin së bashku në vitin 2000, u ndanë në vitin 2005, në kohën kur Jay Z pikasi talentin e këngëtares Rihanna.

Edhe pse vetëm thashetheme, sërish Beyonce nuk e duronte këtë situatë.

Pas një viti ata u ribashkuan.

Beyonce ka pasur vetëm një të dashur përpara se të martohej me Jay Z.