“Betejë e ashpër për jetë a vdekje” mes zogut dhe peshkut (Video)

E publikuar: 08/12/2017 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse shumica prej nesh kemi besuar se peshku nuk ka kurrfarë gjase të luftoj kundër një zogu, videoja e publikuar më poshtë dëshmon të kundërtën.

Pamjet e pazakonta shfaqin momentin, kur një peshk gjigant arrin të del nga uji dhe të kafshoj një zog në liqenin Zegveld në Holandë, transmeton Telegrafi.

Por, edhe pse peshku dukej se po e fitonte betejën, në një moment zogu tregohet këmbëngulës dhe vazhdon ta godasë në sy me sqep.

Megjithatë, ky veprim nuk e ndaloi peshkun që të vazhdoj të luftoj dhe në një moment funtet nën ujë së bashku me zogun, por ai shpëtohet kur autorët e videos hedhin një shkop në ujë për ta trembur peshkun.

Disa sekonda më vonë zogu shihet duke fluturuar disa metra larg autorëve të videos, ndërsa që nga publikimi i saj ajo është shikuar nga më shumë se 300 mijë persona. /Telegrafi/