Beteja për jetë a vdekje, tufa e luaneshave rrëzojnë dhe mbysin buallin para syve të turistëve (Video, +18)

E publikuar: 17/11/2018 06:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një tufë e luaneshave rrëzojnë në tokë një buall në mes të rrugës dhe fillojnë ta hanë.

Videoja amatore është filmuar në parkun nacional Kruger në Afrikën e Jugut, ku luaneshat u panë duke tërhequr zvarrë buallin, transmeton Telegrafi.

Fillimisht dukej si një mision i pamundur për luaneshat, por në një moment bualli dorëzohet, dhe këtë dobësi e shfrytëzojnë luaneshat që i vërsulen dhe në fund ia arrijnë qëllimit.

“Rrugës për në kampin Lower Sabie, pashë luaneshat që tentonin ta rrëzojnë dhe shqyejnë buallin që ishte ndarë nga tufa”, ka deklaruar autori i videos. /Telegrafi/