“Beteja me dragonj, fluturime në hapësirë dhe jetë bashkë me jashtëtokësorët”: Thjesht, Kina po ndërton një mrekulli! (Foto)

E publikuar: 30/10/2017 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë zbuluar pamjet mahnitëse të një parku në Guizhou të Kinës, i cili siç supozohet, sapo të hapet do të jetë i dyndur numër i madh turistësh.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një park, në të cilin adhuruesit e lojërave do të jenë në gjendje të udhëtojnë në të ardhmen, të kenë beteja me dragonj, fluturojnë në hapësirë, ose jetojnë së bashku me jashtëtokësorët, nëpërmjet përvojës virtuale.

Një nga karakteristikat më mbresëlënëse është se atraksioni do të ketë një statujë gjigante të personazhit të njohur “Transformer”-it, rreth 53 metra lartësi.

Statuja e “Transformer” është ndërtuar nga 750 ton çeliku – pesha e dy avionëve Boeing 747 – dhe kushton një rreth 100 milionë juan (15 milionë dollarë) për ta ndërtuar.

Po sipas mediave, Parku do të quhet “Lugina Lindore e Shkencës dhe Fantazisë” dhe kostoja e përgjithshme e tij do të arrijë deri në 1,3 miliardë dollarë .

Siç thuhet më tej, faza e parë, e quajtur “Baza Alien”, është planifikuar të përfundojë në dhjetor. /Telegrafi/