Beteja e ashpër për jetë e vdekje, i vogli i leopardit mbyt hardhucën (Video, +16)

E publikuar: 21/06/2018 06:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një turist ka arritur ta filmojë me telefon të mençur betejën për jetë a vdekje, mes të voglit të leopardit dhe një hardhuce gjigante.

Pamjet janë filmuar në Kaingu Safari në Zambi, ku dy leopardë të vegjël rrethojnë hardhucën e cila me çdo kusht mundohej të mbrohej me bishtin e gjatë, transmeton Telegrafi.

Njëri nga leopardët tregohet i vendosur pasi vazhdimisht e sulmon dhe tenton ta kafshojë, megjithatë hardhuca mbrohet derisa lodhet dhe dorëzohet.

Dhe kur leopardi e vëren këtë dobësi, i vërsulet duke e kafshuar dhe marrë me vete në shkurre. Ndërkaq, autori i videos ka pranuar se kishte mbetur i shokuar me atë çfarë kishte arritur të filmojë. /Telegrafi/