Besnik Tahiri: Rekomandimi i KE-së për liberalizimin do të jetë pozitiv

E publikuar: 06/07/2018 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besnik Tahiri, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, ka vlerësuar se përmes publikimit të Raportit të Qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi, po vendoset një kulturë e re e raportimit.
“Ky raport është dorëzuar nga kryeministri. Është raport i cili paraqet detajisht sukseset, sfidat dhe vështirësitë në procesin e dialogut. Është kulturë e re e raportimit”, transmeton Lajmi.net.

Tahiri ka shtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.

“Dialogu nuk ka alternativë dhe çdo alternativë tjetër e dobëson Kosovën. Megjithatë, dialogu “sa për sy e faqe”, pa u zbatuar marrëveshjet është degradim. Deri më tani nuk ka pasur produkt, marrëveshjet nuk janë duke u zbatuar dhe Brukseli nuk ia ka dalë të bëj presion”.

Në lidhje me liberalizimin e vizave Tahiri është shprehur optimist se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në fund të këtij viti.

“Rekomandimi i Komisionit Evropian, do të jetë pozitiv, sepse i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim”

“Unë besoj që gjatë këtij viti do të ndodhe liberalizimi, megjithatë nuk mund të premtojë. Ne punën e kemi kryer, rekomandimi do të jetë pozitiv dhe do të vazhdojmë lobimin”.