Besiktasi nuk do ta ndalojë Gutin nëse Reali e kërkon për trajner

E publikuar: 24/10/2018 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë konferencës për media, presidenti i Besiktasit, Fikret Orman, u pyet edhe për situatën e Gutit.

Në ditët e fundit është folur shumë se spanjolli është një nga emrat për trajner të Real Madridit.

Aktualisht 41-vjeç është asistent i trajnerit të Besiktasit, Senol Guners, por kjo nuk pritet të jetë ndonjë problem.

Guti në duel me Aitor Tornavaca Fernandez e Recreativo Huelvas (Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

“Askush nuk ka kontaktuar për Gutin deri më tani. Por, nëse ka ndonjë ofertë nga Real Madridi, ne do të ishim të lumtur të ndihmojmë”.

“Nëse Guti kthehet në Madrid, do na bënte neve shumë krenarë. Ai e meriton atë punë”, ka thënë Orman.

Guti para se t’i bashkohej stafit teknik të skuadrës turke ka stërvitur skuadrën e të rinjve të Realit.

Spanjolli është prodhim i akademisë së Los Blanocs dhe për 15 sezone është paraqitur më 542 ndeshje dhe ka shënuar 77 gola. /Telegrafi/