Besiktas refuzon kërkesën e TFF-së dhe Erdoganit: Nuk do të vazhdojmë takimin e ndërprerë me Fenerbahçen

E publikuar: 02/05/2018 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i futbollit Besiktas mbron vendimin e ditëve të kaluar për të mos luajtur ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës kundër Fenerbahce në rast se ankesa iu refuzohet prej Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF).

Ndeshja e dytë gjysmëfinale në mesin e këtyre dyja ekipeve është ndërprerë më 19 pill në minutën e 57, kur rezultati ishte 0-0.

Tifozët e Fenerbahçes gjuajtën gjësende ku njëra prej tyre goditën në kokë trajnerin e Besiktasit, Shenol Gunes, i cili u rrëzua për toke.

Pas kësaj, policia hyri në fushë dhe në tunel parandaloi sulmin e tifozëve ndaj zyrtarëve të klubit.

Ekipi i Besiktas shkoi në dhomën e zhveshjes dhe më nuk doli në fushë, gjë që shkaktoi edhe ndërprerjen e ndeshjes.

TFF-ja vendosi të vazhdojë ndeshjen më 3 maj, por Besiktasi nuk e ka ndërmend të dal në fushë.

Mediat turke njoftuan se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdgan personalisht e thirri kryetarin e klubit të Besiktasit, Fikret Orman dhe i kërkoi të vazhdonte ndeshjen.

Ndryshe, finalisti i parë i Kupës së Turqisë është Akhisar Belediye Spor që ka eliminuar pas dy takime me rezultat të përgjithshëm 3-2 Galatasarayn. /Telegrafi/