Besian Mustafa, kryetar i degës së katërt të LDK-së në Prishtinë

E publikuar: 08/06/2019 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besian Mustafa është zgjedhur kryetar i degës së katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kandidat në këtë garë ka qenë edhe deputeti Arben Gashi; mirëpo delegatët e degës së katërt shumicën e votave ia kanë dhënë kryetarit tashmë të ri, Besian Mustafës.

Mustafa i ka siguruar 50 vota. Ndërsa deputeti Gashi i ka siguruar gjashtë vota më pak se kundër kandidati i tij.

Kujtojmë se në garë ka qenë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por ai është tërhequr nga kandidimi disa javë më parë.