Besi dhe Ija tregojnë emocionet e shtatzënisë së Xhensilës!

E publikuar: 30/04/2018 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çifti vendosi që ta bëjnë publik lajmin përmes rrjeteve sociale ku na treguan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sot Bes Kallaku dhe gjyshja e tij Ija ishin në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku treguan emocionet pasi morën lajmin.

“Mezi po e pres, dua t’ma bëjnë të bukur vajzën se janë të dy të bukur. Në fillim Besi dhe Xhensila nuk po tregonin për shtatzëninë dhe unë vajta tek Shpresa, tek mamaja e Besit dhe e pyeta dhe ajo nuk dinte gjë. Kur edhi Xheni unë e pyeta: Hë keni ndonjë gjë? “Po Ije po”, më tha. “Dritë nëna për ty i thashë”, tha Ija.

Ndërkohë Besi tregoi se vajza do të vijë në jetë në fillim të korrikut dhe nuk i fshehu emocionet prej babai.

“Edhe dy muaj kanë mbetur, nga fundi Qershorit ose fillimi Korrikut lind vajza. Ende nuk e ndjej veten baba, tani e ndjen më shumë Xhensila sepse asaj i lëviz, kur afrohem unë pushon”, tha Besi./Klan/