Besart Berisha kampion absolut në Australi

E publikuar: 17/05/2015 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besart Berisha po shndërrohet në një legjendë të futbollit australian. Sulmuesi shqiptar nuk njeh limite dhe falë tij Melbourne Victory fitoi sërish titullin kampion pas 6 vitesh. Berisha dhe trofeu i A League tashmë janë një binom i pandarë pasi në 4 vite karrierë në kampionatin australian 29-vjecari nga Prishtina fitoi titullin e tij të 3-të. Pasi bëri të lumtur tifozët e Brisbane Roar duke u dhuruar 2 kampionate në 3 vite tashmë radhën për të festuar e kanë fansat e Melbourne Victory. 3-0 ishte rezultati i ndeshjes finale të fazës play-off mes vendase të Melbourne dhe Sydney-it dhe goli që i hapi rrugën e fitores skuadrës së trajnerit Kevin Muscat u shënua pikërisht nga ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare. Ishte minuta e 33-t e takimit kur Berisha përfitoi nga një top i marrë nga Guillerme. Me një veprim shumë të bukur që tregon klasin e lartë që ai zotëron Berisha shmangu një kundërshtar dhe pa u menduar dy herë goditi fuqishëm duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. 1-0 për Melbourne Victory dhe që nga ky moment skuadra vendase e kishte më të lehtë të kontrollonte ndeshjen. Gjatë minutave në vazhdim miqtë nga Sydney ju afruan në më shumë se një rast golit të barazimit por u treguan të pasaktë në finalizim. Për të vulosur fitoren dhe titullin e tretë në histori për Melbourne Victory skuadër e krijuar vetëm 11 vjet më parë menduan Barbarouses dhe Broxham që në 10 minutat e fundit realizuan nga një gol secili duke fiksuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 3-0. Vërshëllima përfundimtare e arbitrit bëri që në stadiumin Ammi Park të shpërthente festa. I intervistuar pas titullit të tretë të fituar në Australi në këto 4 vite Besart Berisha u shfaq shumë i lumtur teksa e cilësoi si ta pabesueshëm kampionatin e fituar me Melbourne Victory ndërkohë që falenderoi edhe tifozët e skuadrës së tij të cilët i quajti thjeshtë fantastikë.

Ketu mund te shikoni edhe golin e Berishes dhe permbledhjen e finales se madhe: