Bes Kallaku tregon surprizën, gati të rivalizojë Ermalin me një program të vetin

E publikuar: 14/10/2017 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por mesa duket ai ka rezervuar një projekt të madh për publikun.

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Besi zbuloi se së shpejti do ta shohim me një emision të tijin.

“Unë tani dua të krijoj diçka komplet timen”, tha Besi duke shtuar me humor “Çfarë ka Ermal Mamaqi më shumë se unë”.

I pyetur nëse emisioni i tij do të nisë në Klan, Besi u përgjigj:
“Unë kam kontakte gjithashtu edhe me drejtuesit e Top Channel. Para disa ditësh isha në kontakt me ta, por akoma nuk është vendosur. Deri në momentin që unë jam i gatshëm me projektin tim, do ta prezantoj dhe pastaj do shikojmë lëvizjen ku.

‘Dhe në fund të fundit çfarë ka Ermal Mamaqi më shumë se unë’ tha Besi. /Gazeta Express/