Bes Kallaku pjesë e filmit amerikan

E publikuar: 03/07/2018 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bes Kallaku është një nga aktorët më të dashur nga publiku.
Përmes një postimi të publikuar në Instagram, Besi bën të ditur se do jetë pjesë e filmit amerikan “The Brave”.

Xhirimet e këtij filmi janë realizuar në Shqipëri ku aktori shqiptar do të luajë së bashku me yllin botëror, Louis Mandylor.

Këtij suksesi të Besit, padyshim se i është gëzuar edhe gruaja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj e cila ju befason me dedikimin prekës që bëri.

“Ne jete jane dy dite te rendesishme, dita kur linde, dhe dita kur e kuptove pse…
Ti ke lindur per te lene gjurme dhe une jam krenare qe rrugetoj bashke me ty ne te mbrekullueshmen jete…
Ke bere gjene me te bukur por me te veshtire deri tani ne jete, ke bere njerezit te buzeqeshin, dhe sic e thua edhe vete Buzeqesh sepse ne kurre nuk do qeshim dy here me te njejten shaka, ama do qajme disa here per te njejtin problem. Ky eshte vetem fillimi, sepse une di qe ti do ngjitesh shume lart dhe do kthehesh prap per ti dhene doren dikujt tjeter… Krenare per ty. @bes_kallaku”, ka shkruar ajo.