Berti: Interi më i mirë se Tottenhami, Icardi një luan në sulm

E publikuar: 18/09/2018 06:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-mesfushori i Interit, Nicolas Berti beson se Nerazzurrët janë pak më të mirë se Tottenham Hotspur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të martën nga ora 18:55.

Berti bëri më shumë se 300 paraqitje për Interin, duke fituar një Scudetto dhe dy Kupat UEFA, ndërkohë që ai ndihmoi Tottenhamin të shmangte rënien nga Liga Premier në vitin 1998.

“Sot dy ekipet janë shumë afër njëra-tjetrës, por mendoj se Interi është ende pak më i mirë”, ka thënë fillimisht 51-vjeçari për The Independent.

“Tottenham është fantastik në sulm, shumë i mirë në mesfushë, por ashtu-kështu në mbrojtje. Ata pranojnë shumë gola”.

Tottenhami (Getty Images)

“Interi ka një luan në sulm si Mauro Icardi, ndërsa skuadra është shumë më e fortë falë kroatëve që janë rritur me besim pas arritjes në Kupën e Botës”.

Interi (Getty Images)

“Harry Kane është i vetmi sulmues anglez i 30 viteve të fundit që më pëlqen. E admiroj shumë sepse është një futbollist i kompletuar”.

“Ai mund të luajë për ekipin, ai është i mirë me të djathtën dhe këmbën e majtë, por edhe me kokë. Shpesh nuk i pëlqej sulmuesit anglez, por ai është i përjashtuar nga kjo listë”.

“Ai është sulmuesi më i mirë i Spurs që nga Klinsmanni”, përfundoi Berti. /Telegrafi/