Bërnabiq: S’ka vija të kuqe nga ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës

E publikuar: 22/10/2018 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka theksuar se nuk ka zgjidhje të imponuar për çështjen e Kosovës dhe se nuk ka vija të kuqe për këtë nga ndërkombëtarët.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se nuk ka ndonjë zgjidhje të imponuar sa i përket çështjes së Kosovës dhe se sipas saj, nuk ka as vija të kuqe nga administrata amerikane.

Në një intervistë dhënë për “TV Pink”, Bërnabiq ka thënë se imazhi i Serbisë në botë ka ndryshuar pasi që Serbia sipas saj, po zhvillon politikë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.

Bërnabiq tha se për këtë imazh të Serbisë, duhet të falënderohet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Sot, imazhi i Serbisë që po udhëheq një politikë të unifikuar është përmirësuar. Ne jemi bërë të respektuar kudo në botë dhe ndonëse ne nuk pajtohemi me SHBA-në për çështjet më të rëndësishme, ne sot jemi të dëgjueshëm. Qëndrimi i tyre ka ndryshuar sot dhe ne nuk kemi zgjidhje të imponuara”, deklaroi Bërnabiq, e cila shtoi se nuk ka vija të kuqe dhe se Serbisë askush nuk i ka kërkuar asgjë, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme për mua të kuptoj qytetarët dhe të kujtoj se sa zgjidhje u shërbyen më parë. Ne gjithashtu duhet të kuptojmë se kjo nuk vjen nga qielli, por është fryt i punës së përgjegjshme dhe i një politike të guximshme”, deklaroi më tutje Bërnabiq.

Ajo kujtoi se Vuçiqi merr vendime të vështira, por që këto vendime sipas saj, në kohë afatgjate japin rezultate të mira.

Sa i përket Kosovës, Bërnabiq theksoi se është e rëndësishme për Serbinë që ka mbështetjen ndërkombëtarëve dhe se sipas saj, Serbia vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm ndërkombëtarët për Kosovën.

Bërnabiq në këtë intervistë bëri të ditur se ndërkombëtarët nuk vendosin për Serbinë, por që siç u shpreh ajo, Serbia është ajo e cila mund të imponojë tema në dialogun me Kosovën, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se pavarësisht faktit se në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka vija të dhe për këtë shumica nuk pajtohen, por që sipas Bërnabiqit, bisedimet duhet të vazhdojnë dhe ky ëhstë pikësisht kompromisi.

Tutje në këtë intervistë, Bërnabiq ka theksuar se, pavarësisht se çështja e Kosovës është mjaftë komplekse dhe nuk dihet nëse do të arrihet ndonjë zgjidhje, prapë se prapë sipas kryeministres serbe, më rëndësi është që të shmanget vendosja e vijave të kuqe.

“Është e rëndësishme që të flasim, por Serbia sot është në një pozitë krejt tjetër”, vlerësoi Bërnabiq.

Po ashtu, Bërnabiq ka thënë se, Serbia po tregohet mjaft e durueshme në bisedimet me Kosovën, por që sipas saj ky durim shpeshherë duhet të jetë i pakufishëm për bisedime me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas saj, presidenti Vuçiq është duke u treguar mjaftë i durueshëm.

“Beogradi është i durueshëm dhe tolerant dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për paqen dhe stabilitetin, kryesisht për serbët në Kosovë dhe Metohi”, theksoi Bërnabiq, transmeton lajmi.net.

Në këtë intervistë po ashtu Bërnabiq ka folur edhe për delegacionin kosovar në Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas saj, duke e parë numrin e madh të delegacionit kosovarë, kjo lë të nënkuptohet se ata nuk janë serioz.

Po ashtu, Bërnabiq ka folur edhe për investimet e Serbisë në Kosovë, pra në pjesën ku jetojnë serbët.