Bërnabiq komenton letrën e Trump’it: Kosova e ka pësuar pak nga SHBA-ja

E publikuar: 25/12/2018 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka komentuar të gjitha ngjarjet e fundit në raport me Kosovën. Ajo ka vazhduar kundërshtimin e krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe insistoi se nuk do të kthehen në dialog derisa ekziston vendimi për taksë prej 100 për qind për mallrat nga Serbia.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se formimi i ushtrisë së Kosovës dhe deklaratat e fundit nga zëdhënësi i KFOR-it paraqesin “shkelje të gjitha marrëveshjeve”.

Duke insistuar se formimi i ushtrisë së Kosovës paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit në OKB, marrëveshjen e Brukselit dhe vetë Kushtetutën e Kosovës, Bërnabiq theksoi se NATO “qartë dhe prerë” e ka shfaqur kundërshtimin e formimit të forcave të sigurisë në një mënyrë të tillë, përcjell lajmi.net. Ajo tha se Serbia nuk do të lejojë që “të bëhet kështu”.

“Sa i përket hyrjes së ROSU-së në veri të Kosovës, deri më tani kishim pesë raste të tilla për të cilat kam biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe i kam thënë se paraqesin shkelje të gjitha marrëveshjeve të deritashme andaj ata nuk guxojnë të hyjnë me tyta të gjata në veri të Kosovës”, u shpreh Bërbabiq për “RTS”, transmeton lajmi.net

Sipas saj, presidenti dhe Qeveria e Serbisë janë aktiv në mënyrë që tek të gjithë akterët ndërkombëtare, përfshirë shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe mbështetur formimin e forcave të armatosura dhe ata që janë kundër saj, ta dëshmojnë se janë shkelur të gjitha marrëveshjet duke ua përkujtuar edhe Rezolutën 1244. Duke komentuar vendimet e Prishtinës për rritje të taksës në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia, Bërnabiq theksoi se kjo është “politikë e papërgjegjshme dhe e paparashikueshme”, duke shtuar se vendimi ka një aspekt pozitiv pasi “më në fund edhe të tjerët janë njoftuar për çfarë politike bëhet fjalë”.