Bërnabiq: Është momenti të dalim nga konflikti i ngrirë me Kosovën

E publikuar: 16/08/2018 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tash është momenti që të dalim nga konflikti i ngrirë lidhur me çështjen e Kosovës dhe të nisim rrugën që e kanë filluar kombet që zgjidhin probleme dhe kështu bëhen fitimtarë, ka thënë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, transmeton Koha.net.

Ajo gjithashtu i ka ftuar të gjithë aktorët e jetës publike për qasje të përgjegjshme ndaj kësaj çështjeje, ndërsa qytetarë e Serbisë të mbeten me kryetarin Vuçiq në përpjekjet e tij për ta zgjidhur çështjen e Kosovës dhe për të ardhmen e vendit.

“Gjetja e zgjidhjes për normalizimin afatgjatë Beograd – Prishtinë padyshim se është çështja politike më e rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë”, citon gazeta e Beogradit “blic” të ketë thënë Bërnabiq.

Ajo ka shtuar se Kosova nuk është çështje për përdorim afatshkurtër e sidomos nuk është për keqpërdorim politik.