Bërnabiq: Dialogu me Kosovën, pas heqjes së taksës

E publikuar: 27/12/2018 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, përsëriti sot se Beogradi zyrtar është i gatshëm të vazhdojë dialogun sapo të hiqen taksat 100 për qind mbi importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e cila është vendosur nga Prishtina zyrtare.

Ajo gjatë një takimi me ambasadorin e Belgjikës, Kunar Adam në Beograd, theksoi se arritja e një zgjidhjeje kompromisi është e nevojshme për ruajtjen e përhershme të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Bërnabiq e falënderoi Belgjikën për mbështetjen në procesin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe theksoi se anëtarësimi i plotë mbetet synim strategjik i palës serbe.

Ajo shprehu shpresën se procesi i negociatave për anëtarësim do të përshpejtohet në periudhën e ardhshme dhe se përpjekjet e reformës së Serbisë do të vlerësohen në mënyrë adekuate.