Berlusconi: Ky dua të jetë trajner i Milanit

E publikuar: 26/05/2015 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi është optimist se Carlo Ancelotti do të rikthehet në postin e trajnerit në San Siro.

Filippo Inzaghi do të largohet në fund të sezonit në fundjavë, kurse Ancelotti është i lirë pas shkarkimit nga Real Madrid.

“Shpresoj që Adriano Galliani do të arrijë ta bind Carlo Ancelottin të kthehet në Milan”, deklaroi Berlusconi për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

“Unë jam optimist dhe Galliani është optimist”, u shpreh ai.