Berlusconi e Galliani nënshkruajnë dorëheqjen

E publikuar: 13/04/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot edhe zyrtarisht përfundon epoka “Berlusconi” në Milan.

Presidenti i skuadrës kuq e zi, Silvio Berlusconi dhe administratori i deleguar, Adriano Galiani kanë nënshkruar dorëheqjen nga pozitat zyrtare.

Klubi nga sot do të jetë në pronësi të kompanisë kineze “Sino Europe Sport”.

Vendi e Berlusconit pritet ta merr Yonghong Li, ndërsa atë të Galianit një ish-interist, Marco Fassone.

Komunikata zyrtare për shitjen e Milanit do të publikohet në ora 12:00. /IndeksOnline/