Berisha: Të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë

16.05.2019 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Berisha: Të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, për herë të parë pas miratimit të ligjeve për Ministrinë dhe FSK-në, filloi punimet konferenca dyditore ,,FSK dhe Partnerët 2019-I’’ me pjesëmarrje të atasheve të Mbrojtës të shteteve partnere, KFOR-it dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes(MM) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (NALT/MM/FSK).

Në hapjen e punimeve të konferencës morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendësministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe plane z. Faruk Geci, komandanti i KFOR-it gjeneral major Lorenzo D’Adario, drejtori i NALT-it, gjeneral Uwe Becker, si dhe gjeneralë dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it dhe NALT-it si dhe atashe të FSK-së.

Në fjalën e tij hyrëse, ministri i Mbrojtjes, z. Berisha, duke ju shprehu falënderime të gjithë atasheve ushtarakë dhe atyre të Mbrojtjes të shteteve të rajonit, shteteve partnere, shteteve të NATO-s si dhe të gjithë të ftuarve të tjerë, tha: ,,Falënderoj shtetet partnere në krye me SHBA-në, NATO-n për mbështetjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na japin në zhvillimin e FSK-së. Të gjitha të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta dhe kjo histori suksesi është e Kosovës dhe aleatëve perëndimorë. FSK-ja edhe me mandatin e ri do të jetë forcë profesionale, shumetnike dhe e besueshme, ku diversiteti është dhe do të mbetet vlerë, ku barazia është për të gjithë. Për MM dhe FSK-në, qytetarët e Kosovës janë të gjithë të barabartë. MM dhe FSK-ja bashkëpunon me këshilltarët e NALT-it në baza ditore. Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj për ndihmën këshilluese dhe përkrahjen e vazhdueshme që po na japin në zhvillimin e FSK-së. Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin që kemi tash e 20 vjet me misionin e KFOR-it në Kosovë, të cilëve dua t’u falënderohem për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Republika e Kosovës është përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. Ne jemi të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO’’,-  përfundoi fjalën  e tij ministri Berisha.

Gjithashtu edhe gjenerallejtënant Rrahman Rama  mbajti një fjalë rasti, ku ndër  të tjera tha: ,,Më lejoni që në emër timin dhe në emër të ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës të ju falënderoj për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që po ofroni për të ngritur aftësitë dhe kapacitetet tona kombëtare. Ne kemi avancuar dukshëm në ngritjen e kapaciteteve duke arritur ndërveprueshmëri me partnerët tanë. Këtë më së miri e kemi dëshmuar në ushtrimin fushor “Shqiponja 6” , si dhe në pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimet në nivel ndërkombëtar. Forca e Sigurisë së Kosovës ka nevojë për mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë të përbashkët për të qenë të gatshëm që t’ju mbështesim në të ardhmen atëherë kur të kërkohet. Ju partnerë të FSK-së, keni një rol të rëndësishëm në zhvillimin e FSK-së si forcë ushtarake e besueshme dhe gjithëpërfshirëse”, – u shpreh gjeneral Rama.

Gjatë seancës së parë folën edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major Lorenco D’Adario dhe drejtori i NALT-it gjeneral brigade Uwe Becker, ndërsa më pas kolonel Agron Bajrami,  drejtor i Departamenti për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Vlen të përmendet se në punimet e konferencës së parë për vitin 2019 ,,FSK dhe Partnerët’’ po marrin pjesë atashe të Mbrojtjes nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kroacia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, Italia, Hungaria etj. Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër me prezantimin e nevojave dhe projekteve të disa prej fushave me interes të veçantë për zhvillimin e Forcë në këtë fazë./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Berisha: Të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë

Berisha: Të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë

Tahiri: Sistemi i drejtësisë nuk do të lejojë abuzimin me taksat e qytetarëve

Tahiri: Sistemi i drejtësisë nuk do të lejojë abuzimin me taksat e qytetarëve

Thaçi: Komisioni për Tribunalin, puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi

Thaçi: Komisioni për Tribunalin, puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi

Veseli: Shteti serb do të përgjigjet për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë

Veseli: Shteti serb do të përgjigjet për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë

Limaj: Nuk do ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të pagjeturve të tjerë

Limaj: Nuk do ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të pagjeturve të tjerë

Punësimi i personave të pakualifikuar në pozita të larta shtetërore, reagon edhe ambasada britanike

Punësimi i personave të pakualifikuar në pozita të larta shtetërore, reagon edhe ambasada britanike

Fotografia e tmerrshme e luftës: Gruaja dhunohej para familjarëve nga kriminelët serbë

Fotografia e tmerrshme e luftës: Gruaja dhunohej para familjarëve nga kriminelët serbë

Operacion i gjerë Policisë nëpër autosallone, dyshohet për vetura të vjedhura

Operacion i gjerë Policisë nëpër autosallone, dyshohet për vetura të vjedhura

Haradinaj thotë kushdo që i mohon masakrat në Kosovë do të përgjigjet para drejtësisë

Haradinaj thotë kushdo që i mohon masakrat në Kosovë do të përgjigjet para drejtësisë

Lluka kërkon përkrahje nga Zvicra për sektorin energjetik

Lluka kërkon përkrahje nga Zvicra për sektorin energjetik

Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë

Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë

Sejdiu: Sulmet e Hotit ndaj PSD-së s’e maskojnë partneritetin e djeshëm të LDK-së me Veselin

Sejdiu: Sulmet e Hotit ndaj PSD-së s’e maskojnë partneritetin e djeshëm të LDK-së me Veselin

Haradinaj rrëfen bisedën me presidentin Macron: I kërkova agjendën e takimit në Paris, më tha ”s’mund t’i jap të gjitha” (Video)

Haradinaj rrëfen bisedën me presidentin Macron: I kërkova agjendën e takimit në Paris, më tha ”s’mund t’i jap të gjitha” (Video)

Haradinaj: Më thoshin “punë e kryer, mos humb kohë”, jam gëzuar që disa i lashë duarthatë (Video)

Haradinaj: Më thoshin “punë e kryer, mos humb kohë”, jam gëzuar që disa i lashë duarthatë (Video)

Isufi: Serbia njëherë ta njoh Kosovën, pastaj mund të flitet për korrigjim kufijsh

Isufi: Serbia njëherë ta njoh Kosovën, pastaj mund të flitet për korrigjim kufijsh

Thaçi po tmerrohet nga heqja e vizave për Kosovën, e godet ambasadorin e Gjermanisë

Thaçi po tmerrohet nga heqja e vizave për Kosovën, e godet ambasadorin e Gjermanisë