Berisha: S’ka rëndësi ku gjendem unë, me rëndësi kjo qeveri të shkojë në shtëpi

E publikuar: 10/02/2016 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i “Nisma për Kosovën”, Zafir Berisha, në emisionin “Info- Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se është vetëdijshëm për garën e madhe që do të jetë brenda bllokut opozitar se kush do të jetë deputet.

Ai ka thënë se, është i vetëdijshëm, mund të ndodhë që edhe mos të jetë pjesë e legjislaturës tjetër, por për këtë çështje nuk brengoset fare.

“Unë do të isha i lumtur nëse para së gjithash kjo qeveri shkon në shtëpi. Pak rëndësi ka ku gjendem unë. Me rëndësi Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi të largohen, sepse po i bëjnë shumë dëme shtetit. Shumë deputetë tjerë të opozitës mendojnë si unë. Gara e ardhshme do të jetë e rëndë dhe shumë lehtë mund të mbesim jashtë legjislaturës së ardhshme”, ka shtuar Berisha.