Berisha shënon dhe i siguron fitoren e parë Melbournit (Video)

E publikuar: 19/11/2017 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besart Berisha ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin australian.

Pas katër barazimeve radhazi në kampionat, ka ardhur edhe fitorja e parë për Melbourne Victoryn në javën e shtatë.

Skuadra e sulmuesit nga Kosova ishte mysafire tek Perth Glory dhe në fund arritën fitore me rezultat të pastër 2-0.

Prishtinasi e nisi ndeshjen nga minuta e parë si gjithnjë për skuadrën e tij dhe nuk dëshpëroi pasi shënoi gol.

Berisha duke festuar golin (Foto/Getty Images)

Ishte minuta e 56-të kur Berisha u shërbye mjaftë mirë nga Broxham dhe shënoi nga afërsia për 0-1.

Goli ndaj Perth Glory ishte i treti këtë kampionati për reprezentuesin e Kosovës.

Pas këtyre tri pikëve, Melbourne është ngritur në pozitën e gjashtë në tabelë me shtatë pikë të tubuara pas shtatë javëve.

Në javën e ardhshme, skuadra e sulmuesit nga Prishtina do të jetë mysafire e Newcastle Jets. /Telegrafi/