Berisha: Pse kruhet Edi Rama kur flet?

E publikuar: 13/10/2017 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Sali Berisha në një replikë të shkurtër në Kuvend, i ka bërë një pyetje kryeministrit Edi Rama: Pse kruhesh kur flet.

Sipas Berishës, kjo është edhe një pyetje gjysëm humoristike, por shumë e vërtetë.

‘Sot mediat kanë shtruar një pyetje edhe gjysëm humoristike.

Pse kruhet kur flet Edi Rama?

Ka vetëm një shkak dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë ju.

(I drejtohet me gisht edhe deputetëve të PS).

E keni provuar, ju njoh në fytyrë.

Lexoni të gjithë simptomat e kokainës. Mund të më thoni se është çështje personale. Por ky ka vendosur të zgjidhë dramën e shqiptarëve me vizat e kokainës’, tha ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij.