Berisha pëson gol, por Atalanta fiton në transfertë

E publikuar: 26/09/2016 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Berisha pëson gol, por Atalanta fiton në transfertë
Etrit Berisha, portieri i kombëtares sonë ishte titullar edhe në ndeshjen e kësaj të hëne ku Atalanta fitoi në transfertë ndaj Krotones me rezultatin 1-3.

Atalanta e mbylli gjithçka që në pjesën e parë duke shënuar 3 gola, me Petagna-n, Kurtic e Gomes.

Në 45 minutat e dyta vendasit u treguan më të rrezikshëm, ndërsa pas minutës së 62 Atalanta mbeti edhe me një lojtar më pak pas largimit me kartonin e kuq të Kessi.

Deri 4 minuta para fundit Berisha arriti t’u bënte ballë sulmeve të kundërshtarëve, deri sa Nwankwo arriti ta mposhtë atë teksa u gjend i vetëm me portierin shqiptar.

Pas 6 javësh kampionati në Serie A, Atalanta gjendet në vendin e 16 me 6 pikë të grumbulluara.

/ Top Channel