Berisha pas takimit me Osmanin: Nëse mohojmë gjenocidet serbë ndaj shqiptareve meritojmë të zhdukemi

E publikuar: 18/12/2020 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja në detyrë, njëherit edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës vizitën e saj treditore e ka përfunduar me takimin me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Pas takimit mes Osmanit e Berishës, vetëm ky i fundit u deklarua për media.

Berisha tregoi se në takim është diskutuar mbi problemet me të cilat po përballen Kosova dhe Shqipëria. Ai ka përmendur fjalimin e Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë ku edhe foli për gjenocidin serbë ndaj shqiptarëve. Kurse ka theksuar se akti i mohimit të gjenocidit serbë në Kosovë është akt armiqësor.

Berisha pas takimit Osmanin: Nëse mohojmë gjenocidet serbë ndaj shqiptareve meritojmë të zhdukemi

“Shfrytëzova rastin të diskutojmë gjerësisht mbi problemet që përballen dy vendet sot. E falënderova zonjën presidente për çështjet e mëdha që ngriti në fjalën e saj në parlamentin shqiptar…zonja presidentet foli në parlament jo vetme në emër të qytetarëve të Kosovës por edhe të mbarë shqiptarëve, foli jo vetëm të shqiptarëve që sot janë gjallë por të gjeneratave të tëra që janë shuar, në emër të qindra mijëra shqiptarëve të cilët u masakruan barbarisht nga racistët serbë. Akti i mohimit me urdhër të Edi Ramës në dokumentit e parlamentit shqiptar të gjenocidit serbë është akt armiqësor ndaj çdo shqiptare por është një akt armiqësor ndaj njerëzi mit i cili nuk njeh kufi në dënimin e krimit kundër tij dhe gjenocidit ndaj një kombi në baza raciste. Gjenocidi ndaj shqiptarëve nga barbarët serbë pas holokaustit ndaj hebrenjve është forma më e egër e gjenocidit që Evropa ka njohur dhe cilido që nuk e njeh këtë problem le t’iu referohet librave kushtuar gjenocideve dhe krimeve kundër njerëzimit dhe të shoh se ku rendit gjenocidit ndaj shqiptarëve”, tha ai.

Tutje ai tha edhe se nëse i mohojmë këto gjenocide ne meritojmë të zhdukemi.

“Të kuptohet që trau në Rrugën e Kombit është edhe ai një akt armiqësor ndaj Kosovës. Shqiptarët duhet ta dinë se jo tani por që në vitin 2013-të fal asaj rruge, qytetarët e Kosovës kontribuonin në 320 milionë euro në prodhimin e brendshëm të Shqipërisë dhe sot është absolutisht më i madh, dhe ky njeri që nuk ka investuar një qindarkë të vetme për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ky njeri vuri taksën për qytetarët e Kosovës për të ardh në Shqipëri dhe një akt prej faqeziu të vërtetë. Mendoj se vizita ishte e rëndësishme sepse nëqoftëse vendosim të flemë mbi varre paqe nuk mund të ketë kurrë, nëqoftëse mohojmë gjenocidet ciklike serbe ndaj shqiptarëve ne nuk meritojmë të ardhme, ne meritojmë të zhdukemi, por ne nuk zhdukemi sepse ne jemi komb që e kemi faktuar këtë”, theksoi ai.

Ai ka komentuar edhe mungesën e Edi Ramës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku edhe mbajti fjalim ushtruesja në detyrë Vjosa Osmani, për çka tha se me mungesën e tij ai veçse i bëri nderë Osmanit.

Në këtë vizitë treditore Osmani fillimisht bëri nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës e më pas ajo u prit në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ku edhe mbajtën konferencë për media.

Ndërsa ditën e dytë ajo u takua edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Osmani bëri nderime edhe te dëshmorët e atdheut pranë memorialit “Nëna Shqipëri” në Tiranë.

Presidentja në detyrë Osmani ka takuar edhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.