Berisha kërcënon Juventusin

E publikuar: 13/04/2015 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri nga protagonistët e fitores kundër Empolit, padyshim se ishte Etrit Berisha, pas fitores me rezultat 4:0.

Berisha ka shprehur përshtypjet e tij për paraqitjen dhe suksesin e skuadrës

“Jam i lumtur që luajta dhe për ndihmën që dhashë”.

I pyetur se cila parad i pëlqeu më së shumti ai tha: “Ndoshta një e Hamsikut në Napoli, edhe pse gjyqtari nuk e pa, sepse duhej dhënë korne për ta”, potencoi Berisha.

Lazio të mërkurën u kualifikua në finale, të Kupës së Italisë ku takohet me Juventusin. Por, së pari, skuadra e tij sfidon ‘Zonjën e Vjetër’, në kuadër të Series A, sfidë kjo që zhvillohet të shtunën në Torino.

Ish-portieri i 2 Korrikut e Kalmarit, ka disa fjalë për Juventusin. “Tani po mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Junventusit, për të luajtur ashtu siç bëjmë gjithmonë, dhe të sjellim në shtëpi tri pikë”, deklaroi Berisha.

Ai foli edhe për trajnerin e portierëve të Lazios, Adalberto Grigioni. “Me të bëjmë një punë internsive. Të ruash mirë portën, është një gjë shumë e mirë për ne, sepse mund të bëjmë dallimin në fushë, dhe kjo është çfarë mund të bëjë një portier. Jam duke stërvitur shumë për të bërë më të mirën”, u shpreh 26-vjeçari.

Portieri i Kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e fundit, përfshirë dhe atë të Kupës së Italisë ndaj Napolit, nuk ka pësuar gol.