Berisha i “ngatërron” mbiemrin Sveçlës e quan “Sfeklla”è

E publikuar: 18/09/2020 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bek Berisha, derisa po fliste për një video për fshatin Karaqevë, i ”ngatërron“ mbiemrin Xhelal Sveçles në “Sfeklla”.

Berisha: A ke qenë ti ministër në detyrë apo ka qenë duke të zëvendësuar Xhelal “Sfeklla”

Video2:13

“E kom një pyetje direkt, sa ke kryeministër Albin Kurti, e kom pa një ingjizim pikërisht në fshatin Karaqevë. Forcat ndaq të ushtrisë ndash të xhandarmërisë, po e kom pa videon që kanë qenë në fshat dhe nuk e qeli gojën kërkush, a ke qen ti ministër në detyrë apo ka qenë duke të zëvendësuar Xhelal Sfeklla”, ka thënë Berisha.

I menjëhershëm ishte reagimi i Arbërie Nagavci, e cila i tha Bek Berishës që edhe nëse nuk e di mbiemrin e Sveçles e mëson, ngase sipas saj Berisha ka kohë ta mësojë sepse është akoma i ri.

Nagavci: Zotëri Bek, spo di a nuk po e din mbiemrin a të vyn me msu

Video2:13

“Zotëri Bek, spo di a nuk po e din mbiemrin a të vyn me msu. Mëson je i ri”, ka thënë Nagavci