Berisha e Rama bashkë në foltoren e Kuvendit (Video)

E publikuar: 08/10/2015 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha kanë qëndruar të dy në foltoren e Kuvendit për disa minuta. Në fakt ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta që i bëri bashkë dy kundërshtarët politikë.

Pasi kryeministri Rama u nis të mbante fjalën e tij në debatin për çështjen CEZ, kreu i Kuvendit ndërhyri duke i dhënë të drejtën ish-aleatit të tij për të replikuar me ministrin Damian Gjiknuri.

Rama ka qëndruar përkrah Berishës deri në fund të replikës së tij, çka shkaktoi edhe ilaritet në sallën e Kuvendit e nuk munguan batutat.
Edhe pse e rrëzuan me votë në Kuvend, mazhoranca duket se do të përmbushë kërkesën e opozitës, njëherësh edhe të kryeparlamentarit Ilir Meta për hetim ndërkombëtar të çështjes së ÇEZ.

Një fakt të tillë e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama në seancën e sotm e plenare, ku tha se i është kërkuar FBI-së për t’u ndihmuar në hetimin e dosjes së “CEZ”.

“Po ju lajmëroj se kërkesa juaj për të përfshirë hetues ndërkombëtar në këtë proçes do të përfshihet brenda kuadrit kushtetues të Shqipërisë, se kjo nuk është republikë bananesh. I kemi kërkuar FBI të shprehë disponibilitetin për të asistuar hetimin dhe ne padyshim jemi shumë të lumtur që nëse na bashkoheni që ta nxisim prokurorinë që në këtë hetim për përfshijë hetues ndërkombëtar. Shpresojmë që edhe nga FBI përgjigja do jetë pozitive. Brenda kuadrit legjislativ do të kemi cilësinë më të lartë të pavarur të hetimit ndërkombëtar”.

Kryeministri dhe ish-kryeministri kanë vijuar replikat mbi çështjen, Rama nga foltorja dhe Berisha nga vëndi.

Rama:Tani dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fyle dhe gjithë të tjerët janë përfshirë në lloj-lloj aferash.Mirëpo… (ndërhyn Berisha). Kopacë quheshin ato kopacat e xhaketave ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardh në Tiranë që luanin kalamajtë me kopaca. Ai quhet Kopaç jo Kopac.

Megjithatë, në radhë të parë mos më ndërprit se më more dhe kohën. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. BDO, BDO, kujt ja thoshte BDO neve apo qeverisë tënde?

Berisha:Atij ja dorëzoi dosjen.

Rama:Aaa, atij ja dorëzoi dosjen, po përpara se t’ia dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet zotrote? Dhe tani është momenti për ta thënë pse nuk i hape hetimet. Pyetja ime është çfarë patën këta që e rihapën këtë çështje? Se kjo çështje u hap dhe u shtjellua në një maratonë prej 40 konferencash shtypi në gusht 2014 me të njëjtat broçkulla nga fillimi deri në fund. Po ato broçkulla janë kthyer. Unë besoj se ka një arsye, janë të shqetësuar nga çështja të cilà «s i referohen për të akuzuar qeverinë. Janë të shqetësuar nga hetimet që kanë nisur lidhur me çështjen që i bëri të hidhen përpjetë.

Edhe atëherë flisnin për 600 miliard dollarë të vjedhura nga ne, tani 600 e kanë bërë 800 dhe pastaj meqë kryetari në detyrë thotë 500, kryetari de facto thotë 800, kanë bërë një mesatare dhe kanë thënë po e lëmë 600. Edhe atëherë thanë se do ngrenë komision hetimor, pse nuk e ngritën.
Rama: Opozita nuk bëri asgjë për interesat e Shqipërisë, vetëm pazare

“Sado të mundohet të fshihen pas vendimeve të ERE kam frikë për ta se nuk do ti fshihen dot atyre që do të hetojnë me kompetenca të larta profesionale të gjithë këtë Pazar. Për të mos folur pastaj për përzënien e dhunshme në përdorimin e policisë së shtetit në mënyrën më të jashtëligjshme në asetet e një kompanie tregtare, çka u konfirmua dhe nga vendimet e të gjitha prokurorive të rretheve për pushimet e të gjitha çështjeve penale ndaj punonjësve të ÇEZ duke u dhënë një armë vrasëse në dorë palës çeke. Veprimet dhe mosveprimet e qeverisë së shkuar përgjatë periudhës 2010-2012 që kanë shërbyer si objekt i konfliktit me palën ÇEZ kanë pasur në fokus vetëm pazaret apo prishjet e tyre.

Po të shikosh ecurinë e marrëdhënieve mes qeverisë dhe ÇEZ,çka jam i bindur se hetuesit kombëtar dhe ndërkombëtar do të mund ta lexojnë shumë përtej asaj që lexon syri ynë, është fare e qartë se ka një ngritje dhe një ulje të këtyre marrëdhënieve nga rozë në blozë vetëm të nivelit të pazarit. Favore, ku hyn dhe favori për përfshirjen e një numri kompanish pranë këtij pushteti që sot janë katandisur.

Favore që janë denoncuar publikisht nga ne si opozitë në atë kohë. Dhe deri tek favore nëpër zona për të mos ndërprerë energjinë se janë tanët, ta vjedhin s’ka problem. Lista e të favorizuarve është e larmishme, që nga një këshilltare e paraardhësit tek ministra dhe në mënyrë permanente drejtuesi i ERE që lumadhi ishte thjesht zëdhënës i orekseve politike dhe financiare të pushtetit të djeshëm mbi ÇEZ.

Një marrëdhënie e tillë e ndërtuar në kurriz të një populli të tërë, dhe pa llogaritur se kompanitë nuk mund dot të kenë një të gjatë nëse funksionojnë si një pjesë e një bande të përbashkët kompani-qeveri, nuk mund të vazhdonte gjatë. Erdhi dita që doli jashtë kontrollit, çfarë kërkonte njëra palë se plotësonte tjetra. Dhe kur situata doli jashtë kontrollit u mor vendimi për ti nxjerrë jashtë me dhunë pa menduar fare për pasojat”.