Berisha dyshohet se i shkaktoi dëm mbi 2 milionë e

E publikuar: 16/03/2015 08:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Armend Berisha, nuk po hetohet vetëm për sjellje të pahijshme nga Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), shkruan sot Koha Ditore.

Ndaj këtij gjyqtari ka pretendime se ka bërë edhe shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, të cilat e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës prej mbi 2 milionë e 181 mijë eurosh, duke tërhequr një padi të cilën Dogana e Kosovës e kishte ushtruar ndaj një kompanie të lojërave të fatit që nuk kishte shlyer obligimet tatimore ndaj këtij institucioni.

Lidhur me këtë rast Shefqet Hasimi, zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë, i cili është përfaqësues ligjor i Doganës në këtë lëndë, në tetor të vitit që shkoi kishte deponuar në ZKD një ankesë ndaj Berishës. Atë e akuzonte për sjellje joetike dhe shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë.

Në atë ankesë thuhet se gjyqtari Berisha me rastin e tërheqjes së padisë mbi 2- milionëshe ndaj kompanisë “E.G.T.K.” ka shkelur ligjin tri herë, si dhe është sjellë në kundërshtim me etikën e një gjyqtari.