Berisha: Azem Syla nëse votoni s’do të jeni më daja i luftës

E publikuar: 26/06/2015 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha tha se jemi para një momenti që të vulosim tradhtinë e luftës së UÇK-së.

Ai tha se themelimi i Speciales është një atak për luftën e UÇK-së dhe tentim për të barazuar me luftën kriminale të Serbisë.

“Kjo gjykatë do të ketë edhe eliminime politike. Para se të votoni gjykatën speciale, kujtoni masakrat e Abrisë, Prekazit, Mejës, e shumë masakra tjera. Azem Syla nëse sot votoni gjykatën nuk do të jeni më daja i luftës, as t’i Xhavit Haliti, s’do të jesh më Zeka”, tha ai.