Berisha: Ambasadorët që kanë shkelur Kushtetutën do të largohen nga detyra

E publikuar: 15/09/2019 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për deputet, Anton Berisha ka paralajmëruar largimin e ambasadorëve kosovarë që kanë vepruar jashtë kompetencave të tyre dhe në shpërpushje me kushtetutën e Kosovës.

Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, ka theksuar se nëse qeverisë koalicioni AAK-PSD, diplomatët që janë graduar pa meritë, do tu hiqen ato grada.

“Në mandatin tonë puna e ditëve të para është nxjerrja e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, që i jep orientim konsistent politikës së jashtme duke e futur në rrafsh të barabartë me shërbimet tjera në rajon. Ky ligj mundëson ndryshimin e organogramit dhe trajtimin dinjitoz të diplomatëve si në MPJ, ashtu dhe në misione diplomatike. Do të rishqyrtojmë gjithe ate çfare ka ndodhur ne Ministrine e Jashtme, te gjitha emerimet e diplomateve dhe ambasadoreve; do te formojme nje komision nderkombetar per verifikimin e procedurave dhe nivelit të çdo diplomati; duke i liruar nga pozitat e gradat e pamerituara. Kjo, do te vleje edhe per cdo ambasador, qe ka vepruar jashte kompetencave dhe ka vepruar ne shperputhje me Kushtetuten e Kosoves”, ka shkruar Berisha në facebook.

Tutje, duke ke paralajmëruar rishqyrtim të disa vendimeve të marra nga Ministria e Jashtme, për të cilat Berisha i ka kundërshtuar edhe si zëvendësministër i Jashtëm, thotë se do në mënyrë te veçante do të rishqyrtohet çdo vendim që është marre nga MPJ, pas datës 19 korrik 2019 – dorëheqjes së Haradinajt.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 garon me numrin 5 në listën e koalicionit AAK-PSD për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Berishës në facebook:

Shtyllat e Politikës së Jashtme – IV

Politika e jashtme nuk mund të implementohet pa politikë të drejtë të resurseve njerezore.

Që nga viti 2014, MPJ ka pësuar një shkërmoqje dhe denigrim. Një kontrollë despotik në secilin segment edhe më të imtë e ka shndrruar Politikën e Jashtme në një zero zoom funksional. Krizat politke janë shfrytëzuar për realizim të punësimeve politike, klanore. Më shumë se gjysma e diplomatëve me grada të larta nuk i plotësojnë kushtet as minimale të një diplomati me gradën më të ulët të rajonit. Këta janë operativë politik të fushatave të bashkëpartiakëve, si dhe axhendave private e personale te grupit të ngushtë të interesit jo-shtetërorë.

Prandaj pë të pasur Politikë të Jashtme të mirëfilltë, duhet reformohet politika e kuadrove.

Shtrirja gjeografike e Shërbimit të Jashtëm – Nganjëherë fitohet përshtypja se koncentrimi i misioneve diplomatike dhe konzullatave ka për qëllim kryesisht politiken elektorale të partive politike qe kane udhehequr MPJ-në. Dhe, kjo është një e vërtetë absolute. Shtrirja e misioneve diplomatike dhe konsulatave duhet të reflekton interesin e qytetarëve të Kosoves dhe ngritjen e relacioneve me vendet mike. Ne kemi tejngarkesë gjeografike të ambasadave në pjesën Alpiko-Danubiane, dhe poashtu shumë konzullata në rripin Alpe-Rajnë. Përpos koncentrimit në Evropë, duhet të përpiqemi të jemi prezent edhe në gjeografi tjera, por me nje perzgjedhje te analizuar e te kujdeshme.

Në mandatin tonë puna e e ditëve të para është nxjerrja e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, që i jep orientim konsistent politikës së jashtme duke e futur në rrafsh të barabartë me shërbimet tjera në rajon. Ky ligj mundëson ndryshimin e organogramit dhe trajtimin dinjitoz të diplomatëve si në MPJ, ashtu dhe në misione diplomatike.

Do të rishqyrtojmë gjithe ate çfare ka ndodhur ne Ministrine e Jashtme, te gjitha emerimet e diplomateve dhe ambasadoreve; do te formojme nje komision nderkombetar per verifikimin e procedurave dhe nivelit të çdo diplomati; duke i liruar nga pozitat e gradat e pamerituara. Kjo, do te vleje edhe per cdo ambasador, qe ka vepruar jashte kompetencave dhe ka vepruar ne shperputhje me Kushtetuten e Kosoves.

Ne menyre te veçante do te rishqyrtojme çdo vendim qe eshte marre nga MPJ, pas dates 19 korrik 2019, respektivisht doreheqjes se kryeministrit.

Ministria e Puneve te Jashtme dhe Sherbimi Diplomatik do te kthehen ne teresi ne sherbim te shtetit te Kosoves per te permbyllur nje periudhe te erret te saj te veprimit arbitrar qe ka demtuar rende poziten nderkombetare te vendit tonë.