Berisha: Albin Kurti është një lider me një fibër të fortë politike, është “kafshë politike”

E publikuar: 25/10/2019 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë dhe fitoren e Vetëvendosjes. Për Berishën, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është një “kafshë politike”.

Sipas tij, zgjedhjet e ishin historike, ndërsa fituesin e tyre, kreun e Vetëvendosjes e konsideron si një politikan me fibër të fortë politike.

“Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Është “kafshë politike”, me instinkte politike dhe këtë e ka faktuar që në rininë e hershme. Ka arritur krejtësisht me talentin e tij, vendosmërinë e tij, instinktet e tij për dy herë radhas, që mos gaboj edhe në zgjedhjet e fundit ishte parti e parë, pa ndihmën e njeriu dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK-së që u mandatuan për të qeverisur e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe e kam deklaruar se fitoi Kosova dhe se këto ishin zgjedhje ishin historike.

Cipras është rritur në krah të një miliarderi kurse Kurti mbështetësin kryesor ka pasur Adem Demaçin. Unë nuk e mohoj që kam pasur simpati për projektin e Vetëvendosjes, më vjen shumë mirë rishqyrtimi që Albin Kurti i ka bërë projektit. Ai pati kurajo të mbrojë ëndrrën e bashkimit kombëtar si pjesë e planit. Projekti që ai paraqit nuk ka ideal më fisnik, më sublim, se ideali i bashkimit kombëtar. Ky është një proces dinamik në ecurinë e tij, që kërkon rrethana siç deshën ta bëjnë duke ndarë Kosovën midis Serbisë dhe Shqipërisë. Me atë nuk isha kurrë”, tha Berisha në tvklan.