Bëri seks me shefin e të fejuarit para dasmës: Më përdhunoi, por unë e q… (Foto)

E publikuar: 24/11/2015 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë përpara se të martohej, një britanike bëri seks me shefin e të fejuarit.

Sophie Tucker, 23 vjeç, e ftoi shefin e bashkëshortit të ardhshëm në shtëpi pasi shkëmbyen disa mesazhe në Fb.

Sapo Carl Williamson, 51 vjeç, mbërriti në shtëpi, ajo e hodhi në divan dhe iu hodh sipër.

Por ndërsa largohej nga shtëpia, Williamson u përball me të fejuarin e saj dhe nëpunësin e tij, Chris Hutchings, 28 vjeç.

Çifti do martohej pas disa ditësh dhe e fejuara nisi të thoshte se ai e kishte detyruar të bënte seks.

Policia e arrestoi Williamson dhe ai kaloi disa orë në polici derisa u lirua me kusht.

Vetëm kur Tucker pranoi se kishte mashtruar, ai u lirua.

Por gjykata e dënoi Tucker me 18 muaj burg të pezulluar për mashtrim dhe devijim të drejtësisë.

Gjykatësi tha se po e lironte pasi ajo ka dy fëmijë për t’u kujdesur për ta.

Ndërkohë që gjykata jepte vendimin, i fejuari i saj e priste jashtë me mamanë e tij.

Sophie Tucker false rape accusation