Berat, pranga tre shpërndarësve të heroinës

E publikuar: 14/06/2018 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Beratit ka vënë në pranga tre shpërndarës droge të cilëve iu gjet në sasi heroine.

Të arrestuar janë A.H, 25 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Berat, J.Z, 23 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Berat, G.D, 43 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi pranë Poliklinikës në lagjen ”28 Nëntori”, ju gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./Topchannel/