Berat Buzhala e quan “qurë” deputeten e VV-së Albulena Haxhiun

E publikuar: 09/10/2015 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë qenë të ndryshme komentet pas skandalit të djeshëm që ndodhi në Kuvendin e Kosovës ku opozita përdori fishkëllima dhe së fundmi edhe gaz lotsjellës për ta nderprerë me çdo kusht seancën e Kuvendit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish deputetit të PDK-s, Berat Buzhala i cili në rrjetin social Facebook ka plasur një foto ku duken, Albin Kurti, Adem Grabovci, Fisnik Ismajli, Visar Ymeri dhe Albulena Haxhiu. Foto e postuar shoqërohet me këtë mbishkrim: Fatkeqësisht, njeriu i vetëm normal ne këtë foto po duket Adem Grabovci. Kush kish thane?

Menjëherë kanë pasuar komentet e ndjekësve të Buzhalës ku njëri nga ta ka pas të bëjë me deputeten e LVV-së Albulena Haxhiu. Një komentuese është shprehur: “Hahahaha, Albulenen tu e l’shu shpirti”, ndërkaq Berati nuk ka hezituar që deputeten Haxhiu ta quaj qur, :  “Ka fry shume qura….” ishte komenti i Buzhalës.

Pavarësisht rrethanave dhe metodave që ka përdorur dje opozita është tejet fyese që një deputete e Kuvendit të Kosovës të etiketohet si qurë.

Deputetja Albulena Haxhiu nuk ka dashur t’i komentojë ato që Buzhala i ka thënë për të.

Haxhiu, në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se nuk merret me njerëzit si Berat Buzhala.

“Jo unë nuk i kisha komentu deklaratat e Berat Buzhalës. Kam shumë punë të tjera me të cilat duhet të merrem. Kemi punë shumë më të mençura dhe më të rëndësishme për tu marrë me to kështu që thjesht nuk merrem me ato se çka ka thënë një njeri siç është Berat Buzhala”, është shprehur Haxhiu./arbresh.info.

12092407_995205377188976_101780737_n

12087617_995205407188973_1552427002_n