Berat Buzhala: ‘Dardan, a je tuj pa ti çka po shoh unë’

E publikuar: 04/04/2015 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në lidhje me foton që e publikoi në “Facebook”, Ministri i Punëve të Jashtme dhe zv.kryeministri i parë, Hashim Thaçi e që më vonë mori dhenë nëpër rrjetet sociale, të heshtur duken zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo jo dhe të tjerët.

E lidhje me këtë ka komentuar edhe analisti Berat Buzhala. Ai përmes një postimi në rrjetin social, ka ironizuar me Dardanin, duke i thënë se kanë filluar me ia pi duhanin tinëz. Sipas tij, takimi i një zyrtari të LVV’së është mëkati suprem. Mëkat mortorë.

Ky është postimi i Buzhalës:

“Dardan, a je tuj pa ti cka po shoh une? Duhanin kane fillu me ta pi tinza. Ne fakt pika e dites. Per nje foto te tille komprometuese vec intervistimi nuk eshte i mjaftueshem. Gradualisht duhesh me fillu me marre kompetenca shtese, ne lemine e dhunes . Takimi i nje zyrtari te LVV’se eshte mekati suprem. Mekat mortor..”