Beqiri: Qytetarët tanë janë lodhur me këto pamje

E publikuar: 21/03/2018 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk mund të presin që kjo parti do të hedhë gaz lotsjellës në seancë, porse një gjë e tillë, edhe pse ai nuk e ka parë, ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Qytetarët tanë janë lodhur me këto pamje dhe shpresoj se kjo ngjarje do të tejkalohet sot”, është shprehur ai.

Disa deputetë të Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës në momentin kur po bëhej gati për votimin e demarkacionit me Malin e Zi./rtklive/