Beqiri: Lufta e UÇK’së ishte e drejtë por institucionet të jenë të pavarura

E publikuar: 27/10/2016 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka thënë se lufta e ushtrisë çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë por tashmë po ndërtojmë një shtet të pavarur dhe duhet të gjithë të japim kontributin tonë që institucionet tona të jenë të pavarura, shkruan Gazeta Express.

“Për LDK’në nuk ka dyshim qeë liria që gëzojmë është rezultat i një rezistense të shume gjeneratave nëpër vite dhe e kulmuam me luftën çlirimtare, pa dyshim edhe falë ndihmës vendimtare të miqëve tanë.

Po ashtu jemi të vetëdijeshëm që si shtet duhet të ndërtojmë institucione të pavaruara edhe pse janë të dhimshme.

Këto organe të jenë te pavarura e profesionale. Të gjithë të japim kontributin tonë që institucionet tona te jene te pavarur.” tha Beqiri.